"Qaj sepse e di që s’do të mundem të të përqafoj më"

“Qaj sepse e di që s’do të mundem të të përqafoj më”

Një ndër modelet më të njohura shqiptare, Emina Çunmulaj gëzon një jetë mjaft të lumtur pranë bashkëshortit dhe vajzave të saj.

Emina që jeton dhe punon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, çdo ditë ndanë me ndjekësit në rrjete sociale fotografi të ndryshme të përditshmërisë së saj, shkruan rtv21.tv

Adhuruesit e saj e lavdërojnë për pozitivitetin që reflekton me postimet e saja. Por padyshim si çdo njeri edhe Emina ka momentet kur ndjehet më e mërzitur. Së fundmi ajo ka publikuar një shkrim në InstaStory për nënën e saj të ndjerë.

Fjalët që ajo ka përzgjedhur t’ia dedikojë nënës janë vërtetë prekëse.

Thjesht mësova ta vazhdoj jetën pa ty, nuk e di si. Ndonjëherë mendoj sikur je thjesht në një vend tjetër të botës dhe do të të shoh së shpejti. Herë të tjera dëgjoj zërin tënd në regjistrime dhe mendoj se je sërish diku dhe do të të takoj sërish. Por ndonjëherë thjesht qaj sepse e di që s’do të mundem të të përqafoj më dhe ti nuk do t’i takosh kurrë vajzat e mia, tek të cilat të shoh shpesh ty. Ndonjëherë ndjej se ti je kudo përreth meje dhe oh, sa do të doja të më shikoje. E di që do të ishe krenare se sa nënë e mirë jam për vajzat e mia. E kam mësuar gjithçka nga ty. Më mungon kaq shumë mami! Nuk më besohet që kanë kaluar 6 vjet, duket sikur ndodhi dje”, ka shkruar modelja./21Media