Emina shoqe me këngëtaren e famshme Ciaran

Emina shoqe me këngëtaren e famshme Ciaran

Modelja e njohur shqipatare Emina Çunmulaj, e cila karrierën po e zhvillon në Amerikë si duket atje po krijon shoqëri edhe me të famshmit ndërkombëtar. Këtë e dëshmojnë edhe evenimentet ku ajo po merr pjesë, përcjell rtv21.tv

Emina ka postuar një fotografi në Instagram ku shihet se ka qenë e ftuar në festën e e këngëtares Ciara e cila është në pritje të një fëmje. Kjo është edhe aryseja pse ajo ka orrganizuar “baby shower”. E hiq më pak Emina është e ftuar aty si një shoqe e këngëtares. “Urime për shtatëzaninë shoqes time të mrekullueshme, mezi presim deri sa të takohemi me beben Wilson. Jemi shumë të lumtur për dytë”, ka shkruar ajo në Instagram ku ka postuar një fotografi nga festa.

Ciara është në pritje të fëmijës së saj të dytë, ndërkohë që edhe Emina para dy ditësh festoi ditëlindjen e parë të vajzës së saj Ella Faria./21Media