Ai e performoi këngën "Shqipërinë e dua"

Ai e performoi këngën “Shqipërinë e dua”

Në natën e parë të Festivalit Ndërkombëtar “Sunny Hill” ka performuar Albert Stanaj. Artisti shqiptar me famë botërore ka ndezur atmosferën në natën e parë, duke performuar edhe këngë shqip.

Kjo ishte performanca e para e Stanajt para publikut prishtinas.

“Shqipërinë e dua” ishte kënga që ai performoi në Sunny Hill, për të cilën u komentua mjaft shumë nga miqtë e tij.

Emina Cunmulaj përmes një postimi në Instagram kishte shkruar “Zemrën mal. Nëse nuk e ke dit, tash e di”, mbi videon ku ai shihej teksa e këndonte këtë këngë.

Kujtojmë që sonte është nata e fundit e Festivalit, që do të vazhdojë me muzikë elektronike, me DJ vendorë e ndërkombëtarë: Bondax, SG Lewis. Aktivitetet e natës së tretë përfundojnë me Martin Garrix, Dj e njohur ndërkombëtar i cili do të performojë 90 minuta vetëm në Prishtinë./21Media