Hajdari ka bërë të ditur se projekti ‘Fundjava ndryshe’ do të zgjerohet edhe në Kosovë

Hajdari ka bërë të ditur se projekti ‘Fundjava ndryshe’ do të zgjerohet edhe në Kosovë

Supermodelja shqiptare, e cila veprimtarinë e saj e zhvillon në SHBA, Emina Çunmulaj me lot në sy ka ndarë emocionet e saj gjatë vizitës që iu bëjnë familjeve në nevojë, pasi siç ka thënë ajo, përkundër varfërisë së skajshme kanë diçka të pabesueshme.

Ajo këto komente i ka bërë në Prishtinë, në një takim të hapur që ka organizuar fondacionit ‘Fundjavë ndryshe’, me temën ”Rëndësia e bamirësisë“.

Emina Çunmulaj ka thënë se ka shumë familje në Shqipëri, Kosovë e vende tjera ku jetojnë shqiptarët, që kanë nevojë për ndihmë.

Sipas saj, fondacioni ka nevojë për shumë të rinj në Kosovë.

Çunmulaj ka theksuar se ka lindur në një familje të varfër në një fshat të Malit të Zi, por është rritur në Amerikë. Megjithatë, ka kujtuar vizitën e parë që e ka bërë në një familje në Shkodër, ku edhe ka takuar një grua të moshuar.

“Ne i sjellim disa pako me gjëra që nuk skadojnë  dhe e shkreta kur ika unë dhe po dal aty, ajo tha moj bi kthehu për bajram. Kur ia kam fut vajit. Jo tu kjajt por si është e mundur plaka mos me pas bukë me hëngër dhe më thotë ktheu për Bajram, kjo është diçka që sa të mbes gjallë ka me mbet dhe është diçka që është e pa besueshme se e shkreta Zoti e di çka ka kaluar dhe ajo tha hajde për Bajram se ka me bërë çmos për ta sjell një gotë me sokë, kështu që kjo ndjenjë vazhdimisht ndodhë por kjo është hera e parë që kam thënë sa të jem gjallë në këtë jetë, ky është qëllimi im për t’i ndihmuar popullit për ndonjë kafshat bukë me ngrënë“, ka thënë ajo.

Çunmulaj ka njoftuar se pas këtij takimi do të vizitojnë një familje në rrethinë të Prishtinës, e cila ka nevojë për një shtëpi.

Çunmulaj ka shtuar se për të prioritet është familja e saj, por e ka për detyrë të pasqyroj atë që e bën me shpirt, duke tentuar që fansave të saj, t’i tregojë që përveç punës që bëjnë, të bëjnë edhe bamirësinë.

“Shpresoj se deri diku ia kemi arritur, shpresoj që kemi ndryshu energji dhe shpresoj që do të vije ai person që na duhet për Prishtinë dhe anët tjera të Kosovës, pasi me të vërtet kemi nevojë ….çdo familje që shoh kam emocioneve të ndryshe, çdo familje që ndihmojë kam emocione të ndryshme dhe kjo vazhdon çdoherë, prandaj shpresoj që një prej ju dy, ndoshta edhe më shumë do të dal dhe do të na ndihmojë“, ka thënë ajo.

Ndërsa, themeluesi i fondacionit, Arbër Hajdari ka bërë të ditur se projekti ‘Fundjavë ndryshe’, do të zgjerohet edhe në Kosovë.

“Keq më vjen të them se Shqipëria është në një gjendje më të keqe se Kosova. Kemi deshtë më përpara, kemi ardhur disa herë në Kosovë, kemi kërkuar që të gjejmë një njeri dinjitoz jo për fundjavës por kësaj kauze kaq të madhe……e gjithë Shqipëria ka varfëri të madhe por problematike janë fshatrat e Shkodrës, ashtu edhe në jug pothuajse janë gjithë të varfër….sa kohë duhet që të dalim nga kjo varfëri, kjo varet sa shumë zemra do të bashkohen , sa shumë mendja do të bashkohen për t’i thënë stop kësaj gjëje dhe fundjava mund të iu bëj shtëpi mund të ia jap edhe ndonjë zanat por duhet që e tërë shoqëria, qoftë edhe faktori shtet të bashkëpunojnë në mënyrë që këta njerëz të ndihmohen. Të mos t’i jepet peshku por t’i mësojmë si të peshkojnë, t’i mësojmë si të punohet, si të vetëpunësohen dhe të ecim përpara“, ka thënë ai.

“Fundjavë Ndryshe”, është nisma vullnetare më e madhe e bamirësisë në ndihmë të njerëzve në nevojë në të gjithë Shqipërinë.