Emina në përkrahje të komunitetit shqiptar të LGBTI

Emina në përkrahje të komunitetit shqiptar të LGBTI

Grimeri i famshëm me prejardhje shqiptare, Mario Dedivanovic ka pranuar çmimin “Artistic Achievement” në “American Influencer Awards” të organizuar në “Dolby Theatre”. Pas marrjes së çmimit Mario mbajti një fjalim shumë emocionues, ai foli për karrierën si dhe orientimin e tij seksual.

Fjalimi i tij duket se ka prekur emocionalisht shumë fytyra të njohura, në mesin e tyre është edhe modelja e njohur, Emina Çunmulaj, e cila në mënyrë publike i dhuroi Marios përkrahjen e saj. Emina tregoi se duke e degjuar fjalimin e grimerit filloi të qante.

“Sot u zgjova si zakonisht, shikova emailet dhe mesazhet e mia dhe më pas iu drejtova Instagramit dhe e pashë këtë në storien e @makeupbymario.
Zemra ime u shkri, plot dashuri për të dhe për guximin, forcën dhe dashurinë e tij për veten dhe familjen e tij.
Unë jam aq krenare për ty @makeupbymario, Urime, duke parë që ti ke ndarë me të gjithë botën diçka që është akoma kaq e vështirë për shumë të tjerë në të gjithë botën është një hapje e syve për të gjithë ne që duhet të duam njëri-tjetrin, të kemi respekt për njëri-tjetrin. Unë qava si një fëmijë duke shikuar fjalimin tuaj të pranimit për çmimin “American Influencer Award”. Unë qëndroj pranë jush dhe me ju dhe me të gjithë vëllezërit dhe motrat tona në komunitetin tonë shqiptar LGBTQ që kanë nevojë për mbështetjen tonë”, ka shkruar ajo.

 

View this post on Instagram

 

Today I woke up , as I normally do I looked at my emails and my text and then I turned to Instagram and saw this on @makeupbymario story. My heart melted , full of love for him and for his courage and his strength and his love for himself and for his family . I am so proud of you @makeupbymario , Congratulations to you , watching you share with the whole world something that is still so hard for so many around the world it is an eye opener for all of us that we must love one and other , respect each other lives and embrace each other’s loves . I cried like a child watching your acceptance speech for American Influencer Award. I stand by you and with you and with all of our brothers and sister in our Albanian LGBTQ community that need our support ❤️

A post shared by eminacunmulaj (@eminacunmulaj) on

Pas këtij fjalimi, grimieri shqiptar ka pranuar shumë duartrokitje nga të pranishmit që janë emocionuar nga fjalët e tij. /21Media