Emina nuk ndalë së promovuari traditat shqiptare

Emina nuk ndalë së promovuari traditat shqiptare

Modelja e njohur shqiptare, Emina Cunmulaj një javë më parë ka publikuar një fotografi ku shfaqet bashkë me vajzën e saj Ella me veshje tradicionale, ndërsa sot ajo ka vendosur që të ndaj me ndjekësit e saj në Instagram fotografitë e plota të setit të saj të fundit të realizuar nga fotografi i njohur Artan Korenica.

Emina dhe vajza e saj duken bukur me veshje tradicionale, gjersa buzëqeshja në fytyrat e tyre nuk mungon.

Ndryshe, kujtojmë se Emina është shtatzënë dhe po pret fëmijën e saj të dytë të vijë në jetë nga martesa me milionerin izraelit Sam Nazarian./21Media