Cunmulaj me shumë profesione

Cunmulaj me shumë profesione

Modelja e njohur shqiptare e cila jeton dhe vepron në Amerikë, Emina Cunmulaj sot ka postuar disa fotografi me anë të cilave zbuloi edhe një profesion tjetër. Profesion ky që ka të bëjë me artin megjithatë, larg… shumë larg modelizmit, shkruan rtv21.tv.

Ajo thotë se për herë të parë po e zbulon për ndjekësit e saj se e don skulpturën.

Emina rrëfen përmes një shkrimi në Instagram se si kënaqt duke bërë krijime në gurë. Ajo gjithashtu përmendi edhe dëshirën e prindërve që ajo të bëhet mjeke apo avokate, e si me shaka e thotë se është larg atyre profesioneve.

Modelja, ka postuar disa fotografi ku shihet duke punuar një skulpturë./21Media