Dy artistët e famshëm kishin publikuar më herët këngën e titulluar River

Dy artistët e famshëm kishin publikuar më herët këngën e titulluar River

Kënga është pjesë e albumit të ri të Eminem-it, “Revival”, mirëpo tani të dy artistët i kanë punuar edhe videoklipin, që kanë vendosur ta publikojnënë ditën e Shën Valentinit, shkruan rtv21.tv.

Kënga ka një videoklip mjaft interesant, me momente të shkëputjeve ku shihen pjesë aktrimi, ku Eminem prapë tregon aftësitë e tij në aktrim ashtu si edhe në Hip Hop.

Versioni audio i këngës ishte publikuar para 2 muajsh, dhe deri tani ka mbledhur më shumë se 90 milionë klikime në YouTube./21Media