Vajza e lumturon Teutën

Vajza e lumturon Teutën

Fëmijët e emrave të njohur, dashje e padashje shumë shpesh janë pjesë e mediave rozë. Kjo ndodh edhe me Tarën dhe Kaia-n, dy vajzat e aktores së njohur, Teuta Krasniqit, e cila mjaft shpesh publikon imazhe dhe video të ndryshme të vajzave.

Mbrëmë Teuta hodhi në instagram një video të ëmbël të vajzës së vogël, Kaia-s, shkruan rtv21.tv

Para gjumit, Kaia shihet që nuk bie për të fjetur pa dy persona të dashur për të, tezen, Bubulinën dhe babain, Adonisin.

Kjo shihet në videon e hedhur në instastory nga aktorja, teksa vogëlushja kërkon që dyshja të shkojnë te ajo.

”tete hajde te Kaia”, ”Babi hajde te Kaia”, ka shkruar Teuta sipër video-s, teksa shihet duke folur vogëlushja simpatike.

Ndryshe, Kaia është vajza e vogël e Teuta Krasniqit, të cilën e ka me Adonis Morinën, ndërsa, Tara është vajza e madhe e Teutës, të cilën e ka me këngëtarin, Blero Muharremin./21Media