Robin Krasniqi arriti të pushtojë Evropën

Robin Krasniqi arriti të pushtojë Evropën

Gjatë këtij rrugëtimi pranë gjithmonë i ka qëndruar e dashura e tij, Heidi Lushtaku.

Ishte një udhëtim shumë i vështirë, ashtu siç edhe Heidi e pranoi pas meçit, duke thënë se tani do ta “qerasë” Haxhinë me fli, qokollata e të gjitha ushqimet e këqija për trupin.

Gjatë meçit Heidi përcillte të dashurin e saj në çdo hap nga tribunat, e tek ajo vëreheshin shumë emocione, gëzim e frikë. Në fund atë e pushtoi edhe ndjenja e krenarisë, pas 12 rundeve shumë të suksesshëm të boksierit kosovar, shkruan rtv21.tv.

Emocionet nuk ishin të pakta as për Robin Krasniqin. Kjo u vërejt mes lotëve të tij gjatë kohës kur u shpall kampion i Evropës, e e gjithë arena brohoriste emrin e tij.

Momenti më i ëmbël i mbrëmjes padyshim ishte përqafimi i Robinit me Heidin kur ajo hyri në ring. Haxhiu e puthi në ballë dhe e shtrëngoi fort, teksa në prapavijë përkrahësit e boksierit kosovar kishin nisur festën./21Media