Deklarohet babai i Alvinit

Deklarohet babai i Alvinit

I qeshur dhe me kapelë të kuqe dhe stemën e Gjysmë Hënës së Kuqe Siriane, Alvin Berisha duket i ulur pranë një punonjësi të organizatës dhe shikon në telefon.

Alvini kishte mbetur në kampin e të burgosurve Al Hole në Siri dhe u ndërmor një operacion për lirimin e tij pas publikimit në media të historisë.

Për nxjerrjen nga kampi të Alvin Berishës u angazhuan dhe inteligjenca italiane, si dhe konsullata shqiptare.

Sipas ora news, Alvini ndodhet në ambasadën italiane në Bejrut dhe së shpejti pritet të shkojë në Romë.

Babai i tij, Afrim Berisha, ka falënderuar të gjithë për ndihmën që i dhanë për ta kthyer djalin në shtëpinë e tij.

Shpresojmë, është shumë larg akoma. Faleminderit të gjithëve kush është marrë me këtë punë. Dje në orën 10:00 ka dalë nga kampi, ndodhet në Damask. Mirë është. Kishte frikë kur doli nga kampi se nuk i njihte, fola me të dhe i thashë mos ke frikë se janë shokët e babait. Kishte frikë se ku po e çojnë, kush janë këta. Kur foli me mua, mirë tha babi unë jam duke ardhur. Kur mbërriti në Damask ma konfirmoi doktoresha e Kryqit të Kuq. Ka udhëtuar 12-13 orë me makinë”, tha Berisha.

Kujtojmë se Alvini u largua bashkë me nënën e tij në Siri vitin 2014, kur ishte ende në moshën 6 vjeçare. Nëna e tij Valbona Berisha, e lindur në Durrës në vitin 1982 emigroi në Itali, ku dhe ra pre e propagandës fetare radikale islamike.

Ajo humbi jetën nga një bombardim kundër militantëve të Shtetit Islamik në Siri, ngjarje gjatë të cilës u plagos rëndë edhe Alvini, tanimë 11 vjeç./21Media