Clinton: Dëshiroj të ju shoh duke festuar e duke u gëzuar

Clinton: Dëshiroj të ju shoh duke festuar e duke u gëzuar

Pritje me orë të tëra në temperatura të larta, duartrokitje e flamuj amerikan ishin vetëm disa mënyra që qytetarët e Kosovës kishin vendosur të falënderojnë shpëtimtarët amerikan të cilët iu bashkuan festës së 20 vjetorit të Çlirimit të Kosovës.

Një njeri në moshë kishte përzgjedhur të përqafojë ish-presidentin amerikan Bill Clinton, teksa ai po parakalonte në sheshin e kryeqytetit, shkruan rtv21.tv

Presidenti amerikan sot kujtoi një rast kur ishte në një darkë në një hotel, dhe një kamerier shqiptar i kishte rënë në gjunjë, duke e falënderuar për përkrahjen që i ka dhënë Kosovës.

“Dëshiroj të ju shoh duke festuar e duke u gëzuar, dëshiroj që e kaluara të jetë me përkujtim e harruar. Zoti të bekojë qytetarët e Kosovës”, deklaroi sot Clinton para qytetarëve./21Media