Bashkëpunime të shumta nga Blero

Bashkëpunime të shumta nga Blero

Blerim Muharremi-Blero është ndër artistët e njohur dhe mjaft të dashur të estradës muzikore. Ai ka numër të madh të fansave kudo ku performon dhe njihet si artist që ka marrëdhënie të mira me kolegët e tij.

Përveç marrëdhënieve kolegiale, Blero së shpejti do të bashkëpunojë me disa emra të njohur dhe të dashur për publikun, shkruan rtv21.tv

41 vjeçari nga Mitrovica do të sjellë bashkëpunim me Sabri Fejzullahun, Leonora Jakupin, Kaltrina Selimin dhe Burakun (Fama).

Këtë sot e bëri të ditur Blero përmes një storie në instagram, ku numëron 161 mijë ndjekës.

Kujtojmë që Blero kohëve të fundit ishte mjaft i komentuar nga publiku. Blerim Muharremi-Blero dhe modelja Afrona Dika janë martuar më 21 shtator në Shëngjin, në një ceremoni madhështore. Për argëtimin e mysafirëve në dasmë janë përkujdesur Sabri Fejzullahu, Shkurte Gashi, Meda, NRG Band etj./21Media