A e keni ditur që artistët e juaj të preferuar në të vërtetë në dokumente kanë emra të tjerë?

A e keni ditur që artistët e juaj të preferuar në të vërtetë në dokumente kanë emra të tjerë?

Disa nga fytyrat e njohura kanë vendosur që të dalin para publikut me emra të tjerë dhe jo me ata të cilët kanë lindur.

Rtv21.tv, iu sjellë shtatë artistët që kanë vendosur për arsye të ndryshme të ndërrojnë emrin e tyre apo të paraqiten me emra të tjerë para publikut.

Ariana Grande – Ariana Grande- Butera

Këngëtarja e famshme e muzikës pop, Ariana Grande ka vendosur ta mbaj këtë mbiemër në shenjë të respektit për gjyshin e saj.

KJ Apa – Keneti James Fitzgerald Apa

Ylli i serialit të famshëm “Riverdale”, pseudonimin e tij e ka kombinuar me shkronjat e para të emrit të parë dhe mesëm të tij.

Drake – Aubrey Drake Graham

Reperi më i dëgjuar i vitit 2018, ka vendosur që të shfaqet në industrinë muzikore me emrin e tij të mesëm.

Gigi Hadid- Jelena Noura Hadid

Modelja e famshme botërore ka treguar që ky pseudonim i është vënë nga nëna e saj kur ka qenë e vogël.

Cardi B – Belcalis Marlenis Almanzar

Senzacioni i rep industrisë amerikane Cardi B, që këtë pseudonim ja ka vënë motra e saj Hennessy dhe ka vendosur ta mbaj si emër skenik.

Demi Lovato – Demetria Devonne Lovato

Aktorja dhe këngëtarja e njohur asnjëherë nuk e ka bërë të ditur se përse ka vendosur të shfaqet në publik me pseudonimin Demi.

Miley Cyrus – Destiny Hope Cyrus

Aktorja dhe këngëtarja e famshme, Miley Cyrus ka ndërruar emrin e saj të vërtetë Destiny në Miley në vitin 2008./21Media