Emrat unik që kanë fëmijët e VIP-ave shqiptarë
16 Maj 2019
Fytyrat publike kujdes të veçantë në zgjedhjen e emrave për fëmijët e tyre
Fytyrat publike kujdes të veçantë në zgjedhjen e emrave për fëmijët e tyre
Të jesh unik në një shoqëri që çdo ditë lind diçka e re nuk është aspak e lehtë.
Shumë prej personazheve të njohur shqiptarë kanë zgjedhur të jenë unikë dhe këtë e kanë treguar edhe te pasardhësit e tyre, shkruan rtv21.tv
Fëmijët e nisin jetën me një emër me domethënie, dikush mbartë një histori, një legjendë, një qytet, një rrjedhë, një mal, madje, disa prindër kujdesen që për fëmijën e tyre t’i bëjnë bashkë edhe shkronjat e para të emrave të tyre.
Kur jemi te kjo e fundit përmendim, këngëtaren e njohur, Leonora Poloska dhe kompozitori Andin Randobrava, kanë vendosur që emrin e të bijës ta kombinojnë me shkronjat e emrave të të dyve, Andora, pra mban tre shkronjat e para të emrit të Andinit dhe tre shkronjat e fundit të emrit të Leonorës.
Sinan Hoxha -Andra Destani
Ashtu si Leonora edhe këngëtari, Sinan Hoxhën dhe gruan e tij Andrën, të cilët zgjodhën një emër të veçantë për djalin e tyre duke i bashkuar shkronjat e para të emrave të tyre. Djalin e tyre çifti e kanë pagëzuar me emrin Ansi.
Bes Kallaku- Xhensila Myrtezaj
Dy artistët e njohur, Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj vajzën e tyre të parë e pagëzuan me emrin Ajka, një emër shqiptar.
Tuna- Patrisi
Këngëtarja, Tuna Sejdi për djalin e saj zgjodhi një emër të padëgjuar më parë. Emri Tian ka dy kuptime, i pari si i shenjtë, kurse kuptimi i dytë dhe më i përhapur është ai që derivon nga mitologjia kineze. Figura të ndryshme në histori kanë pasur këtë emër, teksa Tian mban emrin edhe një vargmal në Azinë Qendrore me pikën e Fitores si majën më të lartë në lartësi mbidetare.
Nora-Roberti
Nora Istrefi dhe Robert Berisha vajzën e tyre e kanë pagëzuar me emrin Renee.
Renee është emër, i cili lindi dhe përdoret më së shumti në vendet frënge dhe spanjolle. Ky emër në frëngjisht ka kuptimin e rilindjes dhe Renee përdorët për të dy gjinitë.
Dallimi i gjinisë së këtij emri bëhet në të shkruar, Rene shkruhet për meshkuj, ndërsa Renee për femra.
Teuta Krasniqi
Aktorja e njohur, Teuta Krasniqi është kujdesur që dy vajzat e tyre të kenë emra të veçantë dhe me kuptim. Vajza e parë Tara ka kuptimin e një ylli të pashquar në qiell. Kurse, vajza e dytë Kaia ka kuptimin e detit dhe pastërtisë.
Gjiko
Reperi Gjiko dhe moderatorja Elita Rudi në muajin shkurt janë bërë prindër për herë të parë. Ata u bënë prindër të një djali të cilin vendosen ta pagëzojnë me emrin Zëri.
Emër ky i cili u përfol majft shumë nga fansat e dyshes. Gjiko i ftuar në emisionin “Diçka po Zihet” shpjegoi se emri i djalit të tij nuk e ka kuptimin e zërit, si zë, si tingull, por tha se gjithmonë duhet të lëshohet zëri për çkado dhe për të thënë mendimin.
Ermal Fejzullahu
Ermal Fejzullahu, për tre fëmijët e tij, ka zgjedhur emra shqiptarë: Arti, Buna dhe Era emra këta që sado të përseriten në vite, mbeten njëlloj të bukur.
Përveç këtyre, edhe shumë emra tjerë të njohur fëmijët e tyre i pagëzojnë me emra thuajse të padëgjuar më parë.
Këtë vit, epitetin e të bërit nënë e ka fituar modelja e njohur, Diellza Kolgeci, e cila u bë nënë e një vajze, të cilën e pagëzoi me emrin Helena, kurse reperja, Gjira Kajtazi u bë nënë e një djalit për të cilin zgjodhi emrin, Maël. /21Media