Ndër to edhe Manchester Unitedin

Ndër to edhe Manchester Unitedin

Emre Can i është bashkuar Borussia Dortmund-it në afatin kalimtar të janarit nga Juventus-i.

Mesfushori gjerman është huazim me detyrim blerje nga Dortmund për 25 milionë euro.

Por para se të vendoste për Dortmundin, Emre kishte tri oferta nga Liga Premier, por që i refuzoi ato.

Unë kisha tri oferta nga Anglia, përfshirë edhe Manchester United, por që i refuzova ato. Nuk kam menduar kurrë të luaj për United për shkak të kaluarës sime te Liverpooli dhe kjo është arsyeja që kam refuzuar të transferohem në Old Traford”, ka thënë Emre për Kicker.