Me këngën e re të Encës ju mund të qani dhe të vallëzoni

Me këngën e re të Encës ju mund të qani dhe të vallëzoni

Ditë më parë,  këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia ka publikuar projektin e ri muzikor të titulluar “Balad”, shkruan rtv21.tv

Kjo këngë po pritet mjaft mirë nga fansat e saj dhe deri tani ka arritur mbi 700 mijë klikime në Youtube.

Lidhur me këngën e re, këngëtarja ka lënë një shkrim në rrjetin social Instagram.

“BALADA” ime është si ato xhupat që vishen nga të dyja anët. Ju mund të qani me të, por edhe të vallëzoni. Pajtoheni?”, ka shkruar Enca.

Ndryshe, projekti paraprak i Encës është kënga “Kujt po i han”, në bashkëpunim me reperin Don Phenom./21Media