Artisja tregon se si erdhi deri te ky bashkëpunim

Artisja tregon se si erdhi deri te ky bashkëpunim

Më 17 maj u publikua bashkëpunimi i parë i këngëtares së mirënjohur, Enca Haxhia dhe këngëtarit Muharrem Ahmeti. Ky bashkëpunim i tyre u prit shumë mirë nga fansat, ani pse të dy i takojnë zhanreve të ndryshme, shkruan rtv21.tv

Enca tregoi se si erdhi deri te ky bashkëpunim, që rezultoi i suksesshëm dhe arriti mbi 3 milionë klikime.

“Në fakt ishte suprizë edhe për mua. Kur nisi kënga nuk ishte strategji që do të bëjmë një këngë kështu, që ta bëjmë një bashkëpunim me një artist të këtij zhanri. E kam dëgjuar instrumentalin edhe si e dëgjova thashë hajde ti hajde. Dhe kënga mori një formë demo dhe kisha në fillim një plan për ta bërë një bashkëpunim tresh. Një nga emrat kryesorë se kush do ta kallë këngën e kisha në mendje, thashë okej, Muharrem Ahmeti.”, ka deklaruar Enca në Prive.

“Hajde” është punuar nga BigDeal Records, për tekstin e këngës është kujdesur vetë Enca, e cila e ka bërë edhe melodinë bashkë me Muharremin. Ndërsa, për anën vizuele është përkujdesur Max Production./21Media