Publikohet projekti i ri i këngëtares

Publikohet projekti i ri i këngëtares

“Amor” titullohet kënga më e re e Encës, të cilën e solli në bashkëpunim me Zaza-n dhe Mixey-n.

Ky i fundit është kujdesur për muzikën dhe incizim, me ndihmë nga Enca dhe Zaza, të cilët kanë shkruar edhe tekstin, shkruan rtv21.tv

Për realizimin e videoklipit është përkujdesur Imagine Films.

Si në çdo paraqitje të saj, Enca është treguar e kujdesshme, duke u shfaqur më joshëse se asnjëherë më parë. Teksa nuk ka hezituar të sjell edhe skena e shtrirë në shtrat.

 

Kujtojmë se bukuroshja nga Shqipëria kohët e fundit është angazhuar edhe në botën e kinematografisë. Ajo ka luajtur në filmin më të ri të Ermal Mamaqit, “I love Tropoja”./21Media