Enca shumë tërheqëse

Enca shumë tërheqëse

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Enca Haxhija, tash e sa ditë po shijon pushimet në Belek të Turqisë. 23-vjeçarja po publikon vazhdimisht fotografi nga pushimet, me të cilat po rrëmben vëmendjen e ndjekësve të shumtë të saj.

Sot, publikoi disa poza të nxehta me bikini, ku vë në pah linjat perfekte trupore, për të cilat komentohet shumë shpesh, transmeton rtv21.tv

“Bisha po mbushet me energji per nje super vit 🔥1 or 2?”, shkroi ajo krahas fotografive.

Enca ishte super energjike këtë verë. Kujtojmë se ishte mjaft e angazhuar si me koncerte ashtu edhe me prurje të reja.

Projekti i fundit i saj është “Jealous”, që numëron mbi 4 milionë klikime./21Media