Viti 2020 me shumë projekte nga Enca

Viti 2020 me shumë projekte nga Enca

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Enca Haxhia ishte ndër artistet e shumta që ishte goxha aktive këtë vit. “Balad”, “Hajde”, “Jealous” dhe “Mwah”, janë këngët që artistja solli këtë vit dhe të cilat u pëlqyen shumë nga publiku.

Megjithatë, artistja thotë se në vitin që po vjen do të jetë edhe më aktive, premton dyfishin e projekteve që solli këtë vit, shkruan rtv21.tv

“Cili ka qene projekti juaj i preferuar ? #balad #hajde #jealous #mwah (Ps. 2 here me shume projekte do vine ne 2020”, shkroi ajo në Instagram.

Ndryshe, Enca do të jetë pjesë e kastit të aktorëve pjesëmarrës në projektin e ri kinematografik të Ermal Mamaqit me titull ‘I love Tropoja’./21Media