Enca mjaft aktive

Enca mjaft aktive

Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhiu pas publikimit të projektit ”Dua”, të cilin e realizoi me modelin e njohur portugez, Pierluigi Fracassi mori vëmendje edhe më të madhe në media. Edhe pas publikimit të klipit për të cilin u komentua mjaft, këngëtarja nuk u ndalë së publikuari imazhe nga kënga.

E pikërisht një imazh të këngës së ”famshme”, Enca e publikoi pak më parë për të paralajmëruar se së shpejti do të performojë për herë të parë në SHBA.

”New York dhe Detroit brenda pak ditësh !!! Herën e parë në SHBA ❤ Kush po vjen në shfaqje?”, ka shkruar ajo në instagram.

Ndryshe, Enca është mjaft e angazhuar dhe besa e kërkuar për të performuar në shumë vende ku jetojnë shqiptarët./21Media