Kënga u publikua me videoklip

Kënga u publikua me videoklip

Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia sapo publikoi projektin e radhës.

Kënga titullohet “Jealous”, së cilës këngëtarja i ka realizuar edhe videoklipin, shkruan rtv21.tv

Për melodinë dhe tekstin e këngës është përkujdesur vetë Enca, ndërsa videoklipi është realizuar nga MAX.

Projekti paraprak i Encës është “Hajde”, në bashkëpunim me këngëtarin e mirënjohur, Muharrem Ahmetin. Dyshja kanë sjellë projektin muzikor më 17 maj të këtij viti, i cili deri tani në Youtube ka mbi 11 milionë klikime./21Media