"Gëzuar për jetën e mirë..."

“Gëzuar për jetën e mirë…”

Para disa ditëve, këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia ka publikuar projektin e ri muzikor në bashkëpunim me Muharrem Ahmetin.

Kënga “Hajde” ka arritur mbi dy milionë klikime në Youtube, shkruan rtv21.tv

Në rrjetin social Instagram, Enca ka publikuar disa fotografi të shkrepura gjatë xhirimeve të videoklipi “Hajde”.

“Gëzuar për jetën e mirë. Kemi vetëm një jetë ndaj jetojeni çdo ditë dhe bëjeni çdo gjë me zemër+ Degjo “Hajde””, ka shkruar Enca krahas fotografive.

Hajde” është punuar nga BigDeal Records, për tekstin e këngës është kujdesur vetë Enca, e cila e ka bërë edhe melodinë bashkë me Muharremin. Ndërsa, për anën vizuele është përkujdesur Max Production./21Media