Enca me projekt të ri

Enca me projekt të ri

Këngëtarja e njohur, Enca Haxhiu po vjen me një projekt të ri.

Ajo ka bërë publike disa sekuenca nga kënga e saj e ardhshme gjithashtu ka treguar si do të titullohet ky projekt “i nxehtë”.

Enca përmes një video të postuar në “Instastory” ka nxjerrë disa sekuenca nga kënga e saj e titulluar “Alamet”, këngë kjo e cila duket të jetë ritmike. Përveç këtyre sekuencave, këngëtarja 22-vjeçare nuk ka treguar se si do të duket në klipin e saj, e cila në këtë pjesë di të jetë edhe më e veçantë, shkruan rtv21.tv.

Projekti i saj i fundit ishte kënga “Dua” e cila deri më tani ka grumbulluar mbi 12 milionë klikime në kanalin zyrtar “Youtube”./21Media