Ajo po tregohet aktive

Ajo po tregohet aktive

Këngëtarja e njohur, Enca Haxhia është ndër emrat më të njohur dhe të dashur për publikun.

Duke qenë se ka numër të madh të ndjekësve në rrjete sociale, ajo po tregohet mjaft aktive, duke publikuar pamje të ndryshme nga përditshmëria e saj.

Sot bukuroshja publikoi një video, në të cilën u shfaq mjaft tërheqëse, shkruan rtv21.tv

E grimuar me shije dhe me flokë të lëshuara, Enca duket bukur në videon që publikoi në instastory për 2 milionë e 100 mijë ndjekësit e saj.

Kujtojmë që projekti i fundit i Encës është “Jealous”, i cili është publikuar në muajin korrik dhe deri tani në Youtube ka mbi 5 milionë klikime./21Media