Kështu u përgjigj Enca

Kështu u përgjigj Enca

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Enca Haxhia, është një ndër femrat më të komentuara në mediat rozë. Së fundi, bukuroshja shqiptare iu është përgjigjur pyetjeve që ia kanë parashtruar fansat e saj, e nuk kanë munguar pyetjet edhe për jetën e saj private.

Një nga fansat e ka pyetur artisten shqiptare për mashkullin ideal, e kjo ka qenë përgjigja e saj:

“Suportiv, inteligjent, icik artist patjetër, të paktën në zemër, hardworking, i edukuar, besnik, me sens humori, i papërtuar, dikush që më sjellë paqe”, transmeton rtv21.tv

Po ashtu, ka publikuar edhe këtë fotografi me mbishkrimin: “Pra ai nuk ekziston”.

Projekti i fundit i Encës është “Jealous”, që e ka publikuar para një muaji. Ky projekt numëron mbi 3 milionë klikime./21Media