Ende ka shumë paqartëse se kush do të jetë portieri i Paris Saint - Germain

Ende ka shumë paqartëse se kush do të jetë portieri i Paris Saint – Germain

Trajneri gjerman i kampionëve të Ligue 1, është në dilemë të madhe për portierin e parë të ekipit.

Ende ka shumë paqartësi se kush do të jetë portieri i parë te Paris Saint-Germain.

Thomas Tuchel vazhdon t’i japë besim Areolës, i cili pritet të luajë ndeshjet e radhës, duke përfshirë edhe atë kundër Liverpool, por gjermani qartësoi se ende nuk e ka vendosur kush do të jetë titullar në skuadrën e tij:

“Nuk kam thënë që Areola është numri një tani, por ja kam thënë vetë lojtarit përpara se të vinte Buffon. Gjithsesi, Gigi është Gigi. Duhet të jemi inteligjentë e të gjejmë një zgjidhje të përbashkët për të dy”, ka deklaruar ai.

Një nga arsyet që Areola do të luajë në Ligën e Kampionëve, është dhe suspendimi prej tre ndeshjesh i Buffon, pas deklaratave kundër gjyqtarit në çerekfinalen e dytë mes Real Madridit e Juventusit sezonin e shkuar.