Poezi nga shktrimtari i njohur

Poezi nga shktrimtari i njohur

Dritëro Agolli, ka lindur më 1931 në Menkulas të Devollit ishte poet dhe autor shumë i njohur shqiptar. Ai ishte shkrimtar, publicist, veprimtar shoqëror, anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, kryetar i Lidhjes së Shkrimtareve dhe Artistëve të Shqipërisë si dhe një nga figurat qendrore të poezisë shqipe.

Dritëro Agolli ka vdekur në moshën 85 vjeçare në sanatoriumin e Tiranës, ku ishte shtruar prej 9 ditësh pas një sëmundje të rëndë në mushkëri që e mundonte prej kohësh./21Media

Ëndërr e prerë

Mos vdis, se pas shirave arën e mbushi bari,
Ka rene ne ullishte mize e ullirit.
Hardhia duhet spërkatur shpejt me gurkali
Dhe ende s’ka dale nga plisi kërcelli i misrit
Ne ëndërronim te bënim një anije,
Kurkush s’e mendonte me ç’dru do ta ngrinim,
Kishim ndërmend ta ndërtonim me dege hardhie
Dhe vela ti vinim.

Bodrumet e saj t’i mbushnim me poçe me vere
Dhe te lundronim ne ishujt e Havajes;
Ta pinim verën me vajzat e ishujve ne Belvedere,
Zezaku te bënte fresk me fletën e palmës.

Mos vdis se kalit i ra ne vrapim një patkua
Dhe nisi ta ngrejë nga dhimbja këmbën e pare;
Kërkojmë patkonj e s’na jep njeri hua,
S’e gjejmë as nallbanin e marre.
Ne ëndërronim te shkonim ne hipodrome,
ne vende te lumtura ku munden me kuaj,
Tani dhe kali çalon e s’na ha as barin e njome;
me sy si gota na sheh si te huaj…

Mos vdis, se dielli ne oborr e ka shtruar sofrën e madhe
Dhe presim te vijnë vajzat te gjitha,
Te gjitha ato qe ti u thoshe “sorkadheve”,
Kur grisnin fustanet ne driza.

Mos vdis ne dhomën e heshtur i shtrire
Është turp kaq shpejt te rrish e te vdesësh!
Ne ëndërronim një vdekje me te mire:
Duke vdekur, fytyrat tona ti shihnim ne piken e vesës.