Endriti në Londër për promovimin e librit biografik për babain

Endriti në Londër për promovimin e librit biografik për babain

Libri biografik për Hashim Thaçin, “New State, Modern Statesman: Hashim Thaçi – A Biography”, me autorë Roger Boyes dhe Suzy Jagger, është promovuar sot në Londër.

Në promovimin e këtij librit ishte djali i Hashim Thaçit i cili është shprehur mjaft krenar me babanë e tij.

Ai ka publikuar një fotografi në profilin e tij në rrjetin social Instagram, ku shfaqet së bashku me babanë e tij, presidentin Thaçi, ndërsa në dorë mbante librin, shkruan rtv21.tv

“Sot në promovimin e librit biografik për Babin në Londër. Krenar”- ka shkruar Endriti sipër fotos.

Presidenti Thaçi ua kishte dhuruar librin me biografinë e tij ditë më parë prindërve të tij, të cilët po ashtu ishin intervistuar për realizimin e këtij libri.

Libri “New State, Modern Statesman: Hashim Thaçi – A Biography” është publikuar në 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Ky liber tash e tutje mund të blihet nëpër libraritë në mbarë botën dhe është botuar fillimisht në gjuhën angleze.  /21Media

Sot në promovimin e librit biografik për Babin në Londër #proud

A post shared by endritthaci (@endritthaci) on

Dhurata e Thaçit për prindërit e tij