I pari i vendit  i rrethuar nga qentë e Sharrit

I pari i vendit  i rrethuar nga qentë e Sharrit

Endrit Thaçi është djali i vetëm i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, shkruan rtv21.tv

Djali i Presidentit kohë pas kohe publikon fotografi të ndryshme në rrjetet sociale, ai shpesh herë publikon edhe foto familjare duke i veçuar ato të babait të tij.

Ai kështu ka vepruar edhe sot ku në Instastory ka hedhur një imazh interesant të babait të tij, në të cilen i pari i vendit shihet i rrethuar nga dy qenë të Sharrit.

Kujtojmë se, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është i martuar me Lumnije Thaçin, me të cilën kanë djalin, Endritin, i cili tani është 20-vjeçar. /21Media