Paralajmëron koncert të madh solistik

Paralajmëron koncert të madh solistik

Rep-artisti i mirënjohur shqiptar, Capital T, dha lajmin e shumëpritur për fansat e tij. Përmes Instagramit, ai njoftoi se më 19 shtator do ta mbajë koncertin e parë solistik në Tiranë. Ky njëherësh është koncerti i parë i tij solistik në karrierë.

“Mbajeni mend këtë datë 19.09.19. Koncerti i parë i karrierës time, i ëndërruar nga unë që në fillimet e mija po bëhet realitet. Dëshira, vullneti, puna e pa lodhur e një prej skuadrave më të mira po bëjnë të mundur që 19.09.19 të mbetet gjatë në kujtesën e secilit prej nesh. Sheshi Nënë Tereza.”, shkroi Capital T krahas videos.

“Fustani” është projekti i fundit i reperit, që e ka sjellë në bashkëpunim me këngëtaren e mirënjohur, Elvana Gjata. Ky projekt numëron mbi 14 milionë klikime./21Media