Fifi në vendin e dytë

Fifi në vendin e dytë

Vendin e parë në edicionin e sivjetmë të Festivalit “Kënga Magjike” e zuri Eneda Tarifa me këngën “Ma zgjat dorën”. Vendin e dytë e zuri Fifi me këngën “Marova”, ndërsa në vendin e tretë Anxhela Peristeri me këngën “Dikush i imi”, transmeton rtv21.tv

Për dallim nga edicionet e kaluara, kësaj radhe nuk u ndanë shumë çmime, pos çmimeve për dy kategoritë e reja të këtij viti, ‘New International Artist’ (grupi italian Sisma) dhe ‘Best Big International’ (këngëtarja nga Maqedonia e Veriut, Tamara Todevska), si dhe për Best New Artist (Khuba).

Kujtojmë se ky edicion i festivalit “Kënga Magjike” është realizuar nën moton “Këndoj për të ndërtuar”, pasi të ardhurat e biletave për tri netët e festivalit do të shkojnë për rindërtimin e shtëpisë së një familje të prekur nga tërmeti i fundit që goditi Shqipërinë.

Pjesë e jurisë këtë vit ishin: Enkel Demi, Arben Skenderi, Armend Rexhepagiqi, Jonida Maliqi, Dj Missrose dhe Dj Stone./21Media