“Po, jemi bashkë, në të mirë e në të keq"

“Po, jemi bashkë, në të mirë e në të keq”

Tërmeti i së martes në Shqipëri ka vërtetuar humanizmin e shqiptarëve anë e mban botës. Kjo fatkeqësi natyrore Shqipërinë e goditi pikërisht në prag të festës së 28 Nëntorit.

Në shenjë solidarizimi artistët e njohur i kanë anuluar koncertet e para para të mbahen për festat e 28 Nëntorit.

Por, festiali i madh i muzikës “Kënga Magjike” nuk është anuluar. Ky festival këtë vit do të mbahet më 7 dhjetor dhe ka qëllimin e ndihmës për familjet e prekura nga tërmeti në Shqipëri.

Producenti i festivalit, Ardit Gjebrea ka njoftuar se të ardhurat nga festivali do të dedikohen për një familje në Thumanë.

Këngëtarja pjesëmarrëse, Eneda Tarifa para këtij festivali ka përmbledhur në një video ngjarjet më emocionuese të këtyre ditëve, të shoqëruara me këngën e saj garuese në  “Kënga Magjike”.

“Po, jemi bashkë, në të mirë e në të keq. Bashkë njësoj… Edhe ne fatkeqësi të pabesa natyrore. Sepse ne jemi 1. Do të bëj në @kengamagjikeofficial atë që di te bëj më mirë,( jam apo jo dakort me zhvillimin e ketij eventi në këtë moment), DO ZGJAS DORËN drejt të gjithë atyre që kanë nevojë. I gjithë stafi dhe @arditgjebrea DO TË KËNDOJË PËR TË NDËRTUAR. Të afërmit e mi do të jenë atje duke kontribuar për ta, me blerjen e biletës. 4,5,7 Dhjetor në Pallat të Kongreseve. Do të ndërtojmë shtëpinë e familjes Caci në Thumanë që sot është e pabanueshme dhe duhet hedhur në tokë. Do këndojmë dhe jo më për garë, por për art dhe kontribut!Flm të gjithë atyre që zgjasin dorën #kendojpertendertuar @alaudinhamiti @sonilameco1 #muhametveliu @iamflorimumajesi ”, ka shkruar ajo.

 

View this post on Instagram

 

Po, jemi bashkë, në të mirë e në të keq. Bashkë njësoj… Edhe ne fatkeqësi të pabesa natyrore. Sepse ne jemi 1️⃣. Do të bëj në @kengamagjikeofficial atë që di te bëj më mirë,( jam apo jo dakort me zhvillimin e ketij eventi në këtë moment), DO ZGJAS DORËN drejt të gjithë atyre që kanë nevojë. I gjithë stafi dhe @arditgjebrea DO TË KËNDOJË PËR TË NDËRTUAR. Të afërmit e mi do të jenë atje duke kontribuar për ta, me blerjen e biletës. 4,5,7 Dhjetor në Pallat të Kongreseve. Do të ndërtojmë shtëpinë e familjes Caci në Thumanë që sot është e pabanueshme dhe duhet hedhur në tokë. Do këndojmë dhe jo më për garë, por për art dhe kontribut! Flm të gjithë atyre që zgjasin dorën #kendojpertendertuar @alaudinhamiti @sonilameco1 #muhametveliu @iamflorimumajesi 🙏🏼

A post shared by Eneda Tarifa (@enedatarifa) on

Shqipëria në mëngjesin e 26 nëntorit u godit nga një tërmet vdekjeprurës me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter. Shifra e të vdekurve nga tërmeti i së martës në Shqipëri ka arritur në 51, ndërsa të lënduar janë qindra persona./21Media