Këngëtarja ka gati këngën e re

Këngëtarja ka gati këngën e re

Engjëllusha Salihu për një kohë shumë të shkurtë arriti të fitojë zemrat e publikut me projektet muzikore që publikoi.

Këngëtarja së fundmi ka treguar që ka gati projektin më të ri muzikor, përcjellë rtv21.tv

Fejesa- Së shpejti kenga ime me e re”, ka shkruar ajo sipër një videoje të publikuar në rrjetin social, Instagram ku numëron mbi 127 mijë ndjekës.

 

View this post on Instagram

 

“Fejesa”- Se shpejti kenga ime me e re ❤️

A post shared by ENGJËLLUSHA SALIHU OFFICIAL (@engjellushasalihu) on

Engjëllusha nuk ka zbuluar detaje të tjera rreth kësaj kënge dhe mbetet të shihet se çfarë ka përgatitur ajo për publikun.

“Si shok” është projekti i fundit muzikor i këngëtares që është publikuar në kuadër të xhirimeve për festat e fundvitit. Ani pse kjo këngë është publikuar pa videoklip ka arritur të pëlqehet nga publiku dhe deri më tani numëron mbi 1 milion klikime në kanalin Youtube./21Media