Përmes një imazhi të bukur, vajza e Shyhretes tregoi se përfundoi obligimin qytetar

Përmes një imazhi të bukur, vajza e Shyhretes tregoi se përfundoi obligimin qytetar

Kosova sot po mban zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Në këtë ditë, që në vendin tonë të drejtë vote kanë  1 milion e 937 mijë e 869 persona, të drejtën e saj e shfrytëzoi edhe këngëtarja e njohur, Engjëllusha Salihu, shkruan rtv21.tv

Vajza e Shyhrete Behlulit sot për 141 mijë ndjekësit e saj në instagram publikoi një imazh të bukur, krahas së cilit tregoi që e përfundoi obligimin e saj qytetar.

“Miremengjesi Une e perfundova obligimin tim si qytetare”, shkroi këngëtarja sipër imazhit, në të cilin duket mjaft bukur.

Kosova sot po mban zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Nga ora 07:00 nisi votimi për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. 1 milion e 937 mijë e 869 persona që sot kanë të drejt vote, të cilët do të kenë mundësi t’i votojnë për 20 parti politike, katër koalicione dhe 1 kandidat të pavarur, me 1  mijë e 67 kandidatë për deputetë. Numri i Qendrave të Votimit është 895 me 2 mijë e 547 vendvotimeve. Kurse, numri i votuesve të rinjë në këto zgjedhje është 111 mijë e 733 votues./21Media