Artiste me shumë stil

Artiste me shumë stil

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Engjëllusha Salihu tash e sa ditë po shijon pushimet në Turqi. Bukuroshja po shoqërohet nga familja e saj dhe po kalojnë çaste të bukura bashkë.

Kjo ishte hera e parë për Engjin që po viziton qytetin e bukur të Stambollit, andaj sigurisht që mundohet të ruajë kujtime të shumta nga ky vend i bukur. Së fundi publikoi një fotografi, ku shfaqet mjaft atraktive dhe me stil, transmeton rtv21.tv

Kujtojmë se muajt e fundit ajo ishte mjaft e angazhuar me koncerte e ahengje të shumta. Ndërkohë njoftoi që së shpejti do ta sjellë një projekt të ri muzikor./21Media