Shyhrete Behluli sot feston ditëlindjen

Loading...

Shyhrete Behluli sot feston ditëlindjen

Sot është ditë feste në familjen e këngëtares së njohur të muzikës popullore, Shyhrete Behlulit.

Këngëtarja  feston 57 vjetorin e lindjes, shkruan rtv21.tv

E më këtë rast ajo ka pranuar urime të shumta nga familjarët, shoqëria si dhe fansat e saj.

Në mesin e këtyre urimeve nuk ka se si të mungojnë edhe ato nga Engji dhe Learta, të cilat kanë zgjedhur që përmes Instagramit ta urojnë më të dashurën e tyre.

Si Learta ashtu edhe Engji, urimet e tyre i kanë shprehur me nga një fotografi të Shyhretit.

“Gëzuar ditëlindjen Mami, të kemi zemer”, ka shkruar Learta në fotografinë e publikuar në Instagram ku shihet ajo bashkë me vjehrrën e saj, Shyhretin.

 

View this post on Instagram

 

Gëzuar ditëlindjen Mami, të kemi zemer ❤️

A post shared by Learta Jakupi (@leartajakupi) on

“Urime ditelindjen Mami,qofsh e lumtur gjithmonë”, është urimi i Engjëllushës, të cilin  e ka shkruar poshtë fotografisë së publikuar në Instagram.

 

View this post on Instagram

 

Urime ditelindjen Mami,qofsh e lumtur gjithmone ❤️

A post shared by Engjëllusha Salihu Official (@engjellushasalihu) on


Shyhretja  këngës iu përkushtua me të gjitha forcat e saj, dhe kurrë s’është ndarë nga ajo. Kënga u bë pjesë e jetës e saj duke e  shoqëruar nëpër shtigjet e jetës ku i solli gëzime dhe nganjëherë edhe dëshpërime.

Në këngët e saj, Shyhrete Behluli ka trajtuar tema nga më të ndryshimet si ato për kombin, lirinë, familjen, dashurinë të gjitha këto ndër vite i ka kënduar me emocion dhe dashuri të madhe.
Shyhretja është e martuar prej vitesh me Lulin, dhe janë prindër të pesë fëmijëve, tri vajzave dhe dy djemve. Ata gjithashtu janë edhe gjyshër të tri dy mbesave dhe një nipit. /21Media