Eni Koçi lajmëroi një rast në polici
23 Shtator 2019
"Këta persona do ndiqen deri në fund nga organet përkatëse"
“Këta persona do ndiqen deri në fund nga organet përkatëse”
Këngëtarja e njohur shqiptare, Eni Koçi ka bërë të ditur se prej disa ditëve llogaria e saj në Facebook është bërë cak i hakerëve.
Eni ka thënë se në llogarinë e saj kanë hyrë persona nga Gjilani, Ferizaj apo Prizreni, duke thyer kodet e sigurisë.
Ajo ka treguar se rastin e ka lajmëruar në polici dhe se personat do ndiqen deri në fund nga organet përkatëse.
Ndryshe, “Bella” është projekti i fundit muzikor që Eni Koçi solli në bashkëpunim me Lindonin. Kënga është pritur mjaft mirë nga publiku dhe deri tani numëron mbi 900 mijë klikime./21Media