Emrin e ka trashëguar nga gjyshi

Emrin e ka trashëguar nga gjyshi

Këngëtarja nga Shqipëria, Eni Koçi është një ndër këngëtaret më të dashura për publikun. Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale kështu duke ndarë me ndjekësit e saj virtual momente nga më të ndryshmet. E së fundi këngëtarja 22-vjeçare iu është përgjigjur pyetjeve të fansave.

Ajo këto pyetje i ka marrë me sportivitet, kështu duke zbuluar edhe kuptimin e emrit të saj.

Kësaj radhe, për të gjithë fansat, Eni zbulon kuptimin e emrit të saj që nuk do e besoni se nga kush e ka trashëguar, shkruan rtv21.tv.

“Çfarë kuptimi ka emri yt” ishte një pyetje e fansave drejtuar Enit.

“Shkurtim i emrit të gjyshit tim. E ka pasur emrin Enver dhe mua me quajten Eni”, u përgjigj Eni.

Kujtojmë se projekti i fundit i Eni Koçit është “Jemi dashtë” i publikuar 4 muaj më parë dhe deri më tani ky projekt ka grumbulluar mbi 2 milionë klikime në “Youtube”./21Media