Këngëtarja po tregohet mjaft aktive

Këngëtarja po tregohet mjaft aktive

Eni Koçi është ndër artistet më të bukura dhe të komentuara të estradës muzikore. Këngëtarja, e cila është e pëlqyer anë e mbanë trojeve shqiptare për fansat e shumtë po mundohet që të jetë sa më pranë tyre.

Koçi përmes publikimit të pamjeve të ndryshme nga përditshmëria e saj në rrjete sociale, po mundohet që të qëndrojë sa më afër ndjekësve.

Kur jemi te postimet, sot bukuroshja shqiptare publikoi një fotografi të bukur, të cilën e ka realizuar në dalje të një ashensori, shkruan rtv21.tv

Me flokë të lëshuara dhe e veshur me ngjyrë të zezë, Eni tërhoqi vëmendjen e ndjekësve në instagram, nga të cilët po merr pëlqime dhe komente të shumta.

Projekti i fundit i Enit është “Bella”, të cilin e ka në bashkëpunim me Lindonin. Projekti është publikuar më 4 korrik dhe deri tani në Youtube numëron rreth 1 milion klikime./21Media