Së shpejti publikohet kënga e re e Enit

Së shpejti publikohet kënga e re e Enit

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Eni Koci, është në finalizim të projektit të ri, i cili sipas artistes së njohur do të publikohet në muajin shtator. Bukuroshja shqiptare përmes një storie në Instagram e bëri të ditur këtë dhe pyeti fansat se a janë gati.

“Projekti i ri edhe pak përfundon dhe publikohet në shtator. A jeni gati?”, shkroi ajo.

Fansat e pyetën atë se mos është bashkëpunim, artistja iu përgjigj se nuk është bashkëpunim, por një projekt i veçantë, transmeton rtv21.tv

Këtë projekt të veçantë të saj po e presin me padurim fansat, të cilët nuk hezituan t’ia thonë fjalët më të mira.

Projekti i fundit i Enit është “Bella”, që erdhi në bashkëpunim me artistin e mirënjohur, Lindon Berisha. “Bella” numëron mbi 800 mijë klikime./21Media