Si do të jenë raportet e Azrës me Mertit, çfarë do t’i ndodhë Xhenkut?

Si do të jenë raportet e Azrës me Mertit, çfarë do t’i ndodhë Xhenkut?

Aktualisht në RTV 21 është duke u transmetuar njëri prej serialeve më të shikuara në Turqi, “Mos ma lësho dorën”.

Ata të cilët janë duke e ndjekur po presin se si do të zhvillohet ngjarja tuje, shkruan rtv21.tv.

Babai i vajzës e cila luan rolin kryesor, Azrës, ka vdekur si pasojë e një zjarri që shpërtheu në lokalin e tij, kjo nuk ishte vetëvrasje, por një vrasje e porositur nga dikush tjetër, e në vazhdim Azra do të luftojë për ta gjetur vrasësin e babait të saj.

Aktulaisht ajo po kërkon vëllain e saj të humbur, Mertin të cilin po e fsheh ish- njerka e tyre, Sumra. Por vuajtjet e Azrës nuk do të mbarojnë edhe kur ta gjejë Mertin, si do të arrijë Azra ta fitojë prapë dashurinë e të vëllait?

“Xhenku”, njëri prej personazhve kryesore, do të vuajë nga një sëmundje, por a do të arrijë të shërohet?

Shumë intriga do të thuren, e do të hyjnë personazhe të reja të cilat priten të shfaqen epizodë pas epizode në ekranin e RTV 21.

Seriali transmetohet nga e hëna në të premtën duke filluar nga ora 20:00./ 21Media