Çifti duken shumë bukur

Çifti duken shumë bukur

Këngëtari i njohur, Enis Bytyqi vitin e kaluar i ka dhënë fund beqaris. Ai u martua me Rinën, të cilët për ditën e tyre më të rëndësishme kishin organizuar një festë madhështore.

Në rrjetet sociale, Enisi kohë pas kohe publikon fotografi të bukura me bashkëshorten e tij, të cilët duket se janë duke e jetuar një jetë të lumtur së bashku, shkruan rtv21.tv

Enisi një foto me Rinën në Instagram e ka publikuar gjatë ditës së sotme. Dyshja afër njëri-tjetrit duken shumë bukur.

“Kujtime” titullohet kënga e fundit e Enisit të cilen e publikoi muajin e kaluar. /21Media