Një këngë ritmike nga Enisi

Një këngë ritmike nga Enisi

Këngëtari i njohur shqiptar, Enis Bytyqi, ka publikuar sot projektin e ri muzikor të titulluar “Kujtime”, shkruan rtv21.tv

Kënga është punuar nga RZON, ndërsa për videoklipin është përkujdesur produksioni Revange Films.

Se sa do të ketë sukses ky projekt mbetet të shihet.

“Kujtime” vjen pas suksesit të këngës “Melodi” të cilën e ka publikuar më 21 qershor dhe deri tani kjo këngë ka arritur mbi pesë milionë klikime në Youtube./21Media