Befason Enrique

Befason Enrique

Këngëtari Enrique Iglesias ka surprizuar të gjithë adhuruesit e tij shqiptarë. Në koncertin që mbajti në Selanik të Greqisë, Enrique ka performuar me flamurin shqiptar në duar.

Gjatë koncertit, një admirues i ka hedhur në skenë flamurin shqiptar, më pas këngëtari 44 vjeçar e ka marrë dhe e ka valëvitur disa herë.

Ky gjest ka lumturuar të gjithë shqiptarët, të cilët nuk kanë nguruar ta fotografojnë atë.

Këngëtari spanjoll njihet për hitet e tij si : “Bailando”, “Hero”, “I like it”, “Let me be your lover”, etj.

Kujtojmë se Enrique dhe bashkëshortja  e tij ruse, Anna Kournikova janë prindër të binjakëve Lucky dhe Alla.

Çifti janë në lidhje që nga vitin 2001./21Media