Pranvera do të sjellë në Shqipëri yllin Iglesias

Pranvera do të sjellë në Shqipëri yllin Iglesias

Ai ka simpatizues anë e banë globit, sallat janë tu mbushura ku do për të. Është fjala për këngëtarin spanjoll Enrique Iglesias. Shumë kush ëndërron që të jetë prezent në një performancë të tij live, por ja që mundësitë ndonjëherë na kufizojnë.

Shqiptarët më shumë se kurr e kanë shancën që të shohin nga afër dhe të dëgjojnë live një performancë të tij në pranverën e vitit të ardhshëm.

Në emisionin “Pasdija ime” drejtoresha e promovimit në bashkinë e Tiranës, Juli Dhame ka bërë të ditur lajmin se Iglesias, por dhe shumë yje të tjerë botërorë, duan ta bëjnë pjesë të turit të tyre edhe kryeqytetin shqiptar./21Media