Enrique refuzoi mundësinë për t’u bërë trajner i Arsenalit
11 Nëntor 2019
Enrique ka qenë në kontakt me “topçinjtë”
Enrique ka qenë në kontakt me “topçinjtë”
Ish-trajneri i Barcelonës, Luis Enrique, ka refuzuar mundësinë për t’u bërë trajner i Arsenalit.
Enrique ka qenë në kontakt me “topçinjtë”, pasi trajneri Unai Emery është pranë shkarkimit për shkak të rezultateve të dobëta.
Mirëpo, tekniku spanjoll ka thënë se nuk është i interesuar për t’u bërë trajner i klubit anglez në afatin e janarit.
Ai po preferon që të pres deri në fund të sezonit pastaj të bëhet trajner i ndonjë skuadre.
Për momentin Enrique nuk është në stolin e ndonjë skuadre.