Petrovci vazhdon ende të mbetet një nga emrat më të vlerësuar të artit

Petrovci vazhdon ende të mbetet një nga emrat më të vlerësuar të artit

Sot feston ditëlindjen e 65-të aktori dhe regjisori i njohur, Enver Petrovci.

Petrovci arriti famë shumë të madhe në kinematografinë ish jugosllave, kosovare dhe ndërkombëtare.

Enver Petrovci ka lindur më 28 shkurt të viti 1954 në Prishtinë. Në fillim studioi në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prishtinë në degën e aktrimit, më pastaj mbaroi studimet Universitare për aktor edhe në Fakultetin e Arteve Dramatike në Universitetin e Beogradit.

Petrovci ka arritur karrierë shumë të suksesshme në teatër, sidomos në atë “Atelieja 212” dhe me rolet e luajtura aty u bë i njohur nëpër mbarë ish Jugosllavinë duke u vlerësuar një nga aktorët me të famshëm të asaj kohe.

Pas mbarimit të luftës e vazhdoi me sukses karrierën artistike në Prishtinë e në qendra të tjera shqiptare.

Aktori është një ndër themeluesit e degës së Artit Dramatik dhe Akademisë së Arteve në Universitetin e Prishtinës në vitin 1989, ai kthehet nga Beogradi për të ligjëruar lëndën e aktrimit në këtë Universitet dhe formon kuadro të reja të aktorëve në Kosovë.

Aktori dhe regjisori numëron një numër të madh të roleve të tij si në teatër ashtu edhe në film.

Enver Petrovci vazhdon ende të mbetet një nga emrat më të vlerësuar të artit. /21Media