Hasani: Copëtimi nuk do të zgjidh asgjë, do të komplikojë marrëdhëniet

Hasani: Copëtimi nuk do të zgjidh asgjë, do të komplikojë marrëdhëniet

Në tryezën e organizuar nga Instituti EPIK, me temë “Kuadri Kushtetues i procesit të dialogut Kosovë-Serbi”, u tha se çdo marrëveshje që prek tërësinë territoriale të Kosovës është e pavlefshme. Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, tha se ideja për copëtim të Kosovës nuk do të sillte marrëveshje në mes të dyja vendeve, por do t’i komplikonte marrëdhëniet në mes të dy popujve. Ndërsa, politikologu, Behlul Beqaj, thekson se pengesë kryesore politike për këtë proces është dis-harmonia e klasës politike./21Media